"Njësitë vendore vetëqeverisëse nuk mund të pengohen në hapësirën juridiksionale të tyre, nga organet e pushtetit qendror, pasi ato kanë fushën e tyre të veprimtarisë të parashikuar nga Kushtetuta. Vetqeverisja vendore paraqitet me një status kushtetues që konsiston në ushtrimin nga organet e qeverisjes vendore të punëve brenda juridiksionit të tyre, pa ndërhyrjen e organeve të pushtetit qendror".
Vendimin nr. 29/2006 të Gjykatës Kushtetuese ku parashikohet se "planifikimi urban dhe menaxhimi i tokës janë kompetenca të plota dhe ekskluzive të autoriteteve vendore”. Vendimet e mësipërme pavarësisht mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim nga çdo institucion bazuar në nenin 132 të Kushtetutës. Pra, Kuvendi dhe çdo institucion shtetëror përfshirë dhe Presidentin kanë detyrimin e respektimit të tyre. Nenin 3 dhe 4 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, ratifikuar me ligj nga Kuvendi, sipas së cilës organet qëndrore përfshirë edhe Kuvendin nuk mund të kufizojnë të drejtat e njohura e organeve vendore me Kushtetutë dhe ligje të tjera. Kjo do të thotë se Kuvendi nuk ka të drejtë të tjetërsojë pronat e bashkisë sepse shkel kompetencën eskluzive të këshillit bashkiak. 2— Ligji i teatrit shkel parimin e konkurencës së lirë dhe mosdiskriminimin. Ky parimi është sanksionuar në: Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit e cila përbën kuadrin rregullues ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, sipas së cilës parashikohet se kontratat publike duhet të lidhen bazuar mbi parimet e konkurrencës së lirë dhe mos-diskriminimit (nenet 71 dhe 74). Përzgjedhja me ligj e një sipërmarrjeje private për lidhjen e një kontrate publike, dhunon këto parime, pasi e bën të pamundur për çdo kompani shqiptare dhe europiane të marrë pjesë në realizimin e këtij projekti. Në kushtet kur Shqipëria kërkon me këmbëngulje anëtarësimin në BE paracaktimi me ligj i një sipërmarrjeje private për realizimin e një kontrate publike dhunon parimet mbi të cilat ngrihet tregu i përbashkët evropian. Argumenti se kjo sipërmarrje është pronar kufitar nuk qëndron sepse nuk asnjë ligj apo nen i Kushtetutes nuk i jep të drejtën një shoqërie private të përfitojë me ligj të veçantë eksluzivitetin e ndërtimit apo zhvillimit të zonës, pa u përfshirë më parë në një procedurë konkurese. Për më tepër, siç është faktuar këto ditë bëhet fjalë për një pronë të vogël (289 metra katrorë), e cila gjendet në kufi të pronës së Teatrit. 3— Projekti i godinës së Teatrit shkel ligjin nr. 125/2013 "Për koncensionet dhe partneritetin publik privat", i cili përcakton mënyrën e realizimit të një partneriteti publik privat. Neni 25 i këtij ligj parashikon procedurën që duhet ndjekur në rastet kur kemi propozime të pakërkuara— sikurse është propozimi i Fusha shpk— të cilat nëse pranohen shërbejnë për çeljen e një konkursi publik. 4— Ky ligj shkel nenin 3 të Kushtetutës, sipas së cilit “trashëgimia kombëtare është baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë ta respektojë dhe ta mbrojë”. Vlerat e paçmuara europiane të kësaj prone publike u vlerësuan së fundmi edhe nga Komiteti Ndërkombëtar për Ruajtjen e Ndërtesave (DoCoMoMo) dhe nga Federata Pan-Evropiane për Trashëgimin Kulturore (Europa Nostra), e cila pohon se:"Teatri Kombëtar është një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga ajo periudhë dhe është e vetmja ndërtesë e llojit të saj në Tiranë".
Arsyet e mësipërme tregojnë se ky ligj nuk respekton në frymë dhe germë Kushtetutën e Shqipërisë, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, Kartën Europiane të Autonomisë Vendore dhe ligjet e tjera të vendit. Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk funksionon për shkak të mungesës së anëtarëve të saj, atëherë roli i Presidentit merr një rëndësi të veçantë. Në cilësinë e tij si Kryetar i Shtetit ka si detyrë parësore të mbrojë Kushtetutën. Ai duhet ta kthejë ligjin për Teatrin në Kuvend, duke mos i hapur rrugë kësaj përpjekjeje antikushtetuese e antiligjore, e cila mund të shndërrohet në një precedent të pashoq në historinë e një vendi kandidat për anëtar në Bashkimin Europian. Shpërndaje te miqtë
