Moderna mund të prodhojë 500 milionë vaksina në 2021

exit.al 14 Dhjetor 2020, 10:25

Kompania Moderna do të jetë në gjendje të prodhojë 500 milionë doza të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 2021, sipas shefit ekzekutiv të kompanisë bioteknologjike, Stéphane Bancel.

"Për 500 milionë, jam shumë komod se do t'i arrijmë (në 2021)," tha Bancel, ndërsa fliste në Konferencën e Investitorëve të Nasdaq të premten.

Ai shtoi se vaksina do të kushtojë $37 për dozë. Ndërsa për porosi me shumicë “si për qeverinë e SHBA, ne mund të arrijmë në 25 dollarë për dozë", shtoi Bancel.

Moderna është një prej 3 vaksinave që kanë raportuar se garantojnë 95% mbrojtje ndaj virusit.

Kompania paraqiti kërkesë për miratim pranë autoriteteve amerikane dhe evropiane të ilaçeve.