OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 2 të dënuar

exit.al 2 Dhjetor 2020, 13:20

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve në Fier dhe Kurbin

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  2. Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë