Ministrja Shahini: Fajin për rojen abuzues e ka bashkia, ajo e ka punësuar

exit.al 4 Qershor 2020, 13:42

Ministria e Arsimit Besa Shahini la sot të kuptohej se marrja në punë e rojes abuzues në shkollën në Babrru është përgjegjësi e Bashkisë Tiranë. Duke folur në kuvend, Shahini tha se rojet dhe stafet sanitare vijnë nëpër shkolla nga bashkitë:

“U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojnë rojat dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla. Duhet të kenë parasysh bashkitë që stafi që punon në shkolla duhet të jetë me integritet.”

Ky reagim erdhi pas skandalit të ditëve të fundit ku roja i shkollës në Babrru Abaz Doku së bashku me tre djem kanë përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 15-vjeçare. Aktualisht 65 vjeçari sëbashku me djemtë janë arrestuar nga policia dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.