Ministria e Brendshme e Gjermanisë paralajmëron ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendit

exit.al 16 Qershor 2021, 11:15

Ministria e brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar se zgjedhjet e shtatorit  rrezikojnë të jenë në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse.

Në javët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve kibernetike, sipas një vlerësimi të ministrisë, sipas televizionit gjerman ARD, raporton Euroactive, duke përfshirë të sulme në llogaritë e postës elektronike për të marrë të dhënat personale.

Në raport, ministria e brendshme tha se i konsideron sulmet kundër partive politike dhe partive të jenë një "kërcënim serioz" për zgjedhjet e shtatorit.

Sipas gjetjeve, të dhënat e marra mund të përdoren për operacione ndikimi dhe dezinformimi.