Filmi kosovar "Në vend" garon për "Palmën e Artë", në Kanë

exit.al 16 Qershor 2021, 10:00

2 filma kosovarë marrin pjesën në edicionin e 74-të të festivalit të Kanës, i cili do të mbahet më 11 deri më 22 maj 2021.

Filmi me metrazh të shkurtër “Në Vend”, me regji të Samir Karahodës, është bërë pjesë e konkurimit për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmave të shkurtër. Ai është një ndër 10 filmat e kualifikuar për këtë çmim.

Për këtë çmim garon edhe Maqedonia e Veriut me filmin “Poli i Veriut, i regjizores Marija Apcevska. Këto filma u zgjodhën ndër 3739 filma garues.

Ndërsa, filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajrami, 20-vjeç, do të jetë filmi i parë metrazhit të gjatë nga Kosova që do ta shfaqë premierën në këtë festival.