Ministri Tahiri shkarkon drejtorët e Policisë Rrugore në gjithë vendin

exit.al 29 Korrik 2016, 12:09

Ministri i Brendshëm Tahiri ka shkarkuar sot nga detyra të gjithë drejtorët e Policisë Rrugore në çdo qark të vendit.

I vetmi që ka shpëtuar nga shkarkimi është drejtori i Policisë Rrugore Tiranë Ervin Hasrama, i cili u emërua në këtë post vetëm pak javë më parë.

Shkak për shkarkimin e drejtorëve është bërë performanca e dobët dhe numri i lartë i aksidenteve rrugore në muajt e fundit.

Po sot u shkarkua nga detyra dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mitat Tola, që u zëvendësua nga Ardian Veliu.

Shpërndaje te miqtë