Shkarkohet Drejtori i Policisë Rrugore

exit.al 29 Korrik 2016, 11:12

Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore u shkarkua sot nga detyra.

Shkak për shkarkimin e tij është bërë rritja e numrit të aksidenteve rrugore gjatë javëve të fundit.

Në vend të tij, në krye të Policisë Rrugore u emërua Ardian Veliu, që më parë ka mbajtur postin e Drejtorit të Shkollës Bazë të Policisë.

Shpërndaje te miqtë