Blinken pyetet për vendimin ndaj Berishës në Kongres

exit.al 7 Qershor 2021, 20:34

Lee Zeldin, anëtar i Kongresit amerikan për New York i ka kërkuar informacion Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken lidhur me vendimin për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Blinken është përgjigjur se çështja e Berishës është zhvilluar përmes një procesi normal dhe ka përfshirë edhe avokatët e Deprartamentit të Shtetit.

Kërkesës për informacione konkrete mbi akuzat e ngritura ndaj Berishës, Blinken iu përgjigj duke ftuar anëtarët e komitetit të Punëve të Jashtme në zyrën e çështjeve ligjore të DASH për ta marrë këtë informacion.

Në lidhje me mediat, Blinken shtoi se ato mund të marrin informacion për këtë çështje në tek zyra e zëdhënësit të punëve të jashtme.

Sekretari i Shtetit mohoi të jetë takuar me George Soros lidhur me këtë çështje por nuk përjashtoi mundësinë që një anëtar i DASH të jetë takuar.

Këkresat e kongresmenit Zeldin iu drejtuan Blinken gjatë mbledhjes së komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.