Meta uron 75-vjetorin e OKB-së, flet për anëtarësimin e Kosovës

exit.al 24 Tetor 2020, 20:47

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur, të shtunën, 75-vjetorin e themelimit të OKB, datë e cila përkon edhe me anëtarësimin e Shqipërisë 65 vite më parë. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ende beson se Kombet e Bashkuara janë gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që OKB-ja i ka dhënë Shqipërisë, e cila provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19. Presindeti theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB:

“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.”

Shpërndaje te miqtë