Meta: Transparenca për vaksinat, e domosdoshme

exit.al 16 Janar 2021, 18:08

Presidenti Ilir Meta deklaroi, të shtunën, se qeveria duhet të bëjë transparencë në lidhje me vaksinat anti-Covid që po përdoren në vend. Në një intervistë në News24, Meta theksoi se ‘transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët’. Ai shtoi se mungesa e transparencës lë vend për dyshime ‘pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës’. Meta po ashtu i bëri thirrje qeverisë për hartimin e një strategjie të mirëmenduar për vaksinimin e qytetarëve:

“Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme.”

Pyetur nëse vetë Meta ka kërkuar të vaksinohet, ai tha se ‘kjo nuk është një çështje prioritare’. Shpërndaje te miqtë