Hoti: Vetëm me LDK-në, Kosova ka normalitet

exit.al 16 Janar 2021, 17:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi të shtunën se vetëm partia e tij, LDK, në pushtet siguron një shtet që funksionon normalisht. Pas një takimi në Klinë, për fushatë elektorale, Hoti shkroi në Facebook:

“Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet! Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.”

Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër i propozuar nga LDK-ja. Zgjedhjet e Kosovës do të mbahen në 14 shkurt. Fushata e zgjedhjeve nis më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt.   Shpërndaje te miqtë