Meta thirrje qeverisë të testojë mjekët, mësuesit, të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese

exit.al 16 Nëntor 2020, 15:53

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Në një postim në Facebook, Meta rendit kategoritë të cilët duhet të testohen të parët si më poshtë:

  1. Personeli mjekësor
  2. Mësuesit
  3. Të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e kujdesit social (azil)
  4. Qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese

Meta shprehet se "Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë."

Shpërndaje te miqtë