Basha premton se do të punojë për shqiptarët dhe investojë në shëndetësi

exit.al 16 Nëntor 2020, 15:46

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se njerëzit e kanë humbur besimin tek Rama pas 7 viteve dështim në ekonomi dhe shëndetësi. Në një postim në Twitter, Basha pohoi se qeveria e tij do të përkushtohet tek qytetarët dhe do të investojë të shëndetësia. Postimi i plotë i tij:

"Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe - bashkë ne do ta bëjmë realitet!"

Shpërndaje te miqtë