Meta takon ambasadorin e Kuvajtit në përfundim të mandatit në Shqipëri

exit.al 10 Nëntor 2020, 15:42

Presidenti Ilir Meta priti, të martën, ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Meta i shprehu ambasadorit mirënjohje për vëmendjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar.

Shpërndaje te miqtë