Ambasada amerikane ceremoni për 245-vjetorin e Korpusit të Marinsave

exit.al 10 Nëntor 2020, 13:43

Ambasadorja amerikane Yuri Kim organizoi një ceremoni për 245-vjetorin e Korpusit të Marinsave.

Në mbarë botën, Korpusi i Marinsave të Shteteve të Bashkuara feston ditëlindjen çdo 10 nëntor me ballon tradicionale dhe ceremoninë e ndarjes së tortës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim postoi fotot nga ceremonia me Marinsat në oborrin e ambasadës.

Duke iu drejtuar Marinsave, Ambasadorja Kim tha se "ju jeni forca e vijës së parë që na mbron ... ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë”.

Shpërndaje te miqtë