Meta takon ambasadorët e vendeve të BE-së

exit.al 24 Korrik 2020, 09:50

Presidenti Meta do të presë të premten në presidencë ambasadorët e vendeve kryesore të Bashkimit Europian: Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës.

Pritet që tema e bisedës të jetë aktualiteti politik dhe punimet për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese.

Një ditë më parë, presidenti u takua me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Shpërndaje te miqtë