Në 3 muaj, policia arrestoi dy të dyshuar si anëtarë të Ndraghetës

exit.al 24 Korrik 2020, 09:11

Në 3 muajt e fundit, policia ka arrestuar 2 persona, të dyshuar si pjesë e organizatës mafioze 'Ndragheta' në Shqipëri.

Policia shqiptare ka vepruar në bashkëpunim me policinë e Italisë, Argjentinës dhe Kosta Rikës, duke bërë të mundur arrestimin e 6 të dyshuarve në total, në të katërt vendet.

Ditët e fundit, është arrestuar  Bujar Sejdinaj, i njohur dhe me nofkën "Xhaxhai".

Ai dyshohet se është përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Bellocco". Ai pritet të ekstradohet në Itali, ku dhe është shpallur në kërkim.

Ndërsa në 26 maj, policia ka arrestuar në Elbanan, shtetasin A.C., i shpallur më parë në kërkim, si pjesë e organizatës mafioze.

Gjatë kësaj periudhe dhe policitë e vendeve të tjera kanë arrestuar 4 persona, mes të cilëve:

  • Korrierin dhe njeriun e besuar të Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë.
  • Personin që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane.
  • Personin që merrej me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;
  • Personin që bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

Shpërndaje te miqtë