Amerikë, numri i të infektuave kalon mbi 4 milionë

exit.al 24 Korrik 2020, 09:03

Më shumë se 68 mijë të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Amerikë, duke e çuar totalin e të infektuarve në rreth 4,04 milionë banorë.

Po ashtu, 1 114 pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në këto 24 orë. Kjo është dita e tretë rresht që në Amerikë humbasin jetën më shumë se 1 mijë të infektuar në ditë.

Në total në Amerikë kanë humbur jetën mbi 144 mijë të infektuar.

Amerika renditet në vend të parë në botë si për numrin e të infektuarve, ashtu dhe për numrin e viktimave.

Shpërndaje te miqtë