Gjiknuri i kërkon opozitës propozime konkrete për ndryshimet kushtetuese

exit.al 24 Korrik 2020, 09:38

Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, i ka kërkuar PD-së dhe LSI-së që të gjithë propozimet konkrete që ato kanë për ndryshimet kushtetuese t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët e tjerë të Këshillit.

Këshilli politik do të mblidhet të premten në orën 17:30 për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Takimi vjen një ditë pasi kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit mes PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik.

Shpërndaje te miqtë