Meta: Shqiptarët po përgatiten për referendumin më të rëndësishëm në 30 vjet kundër tiranisë

exit.al 4 Tetor 2020, 11:18

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë raportin e fundit të Freedom House mbi demokracinë në kohën e karantinës, për të denoncuar përkeqësimin e nivelit të demokracisë në vend.

Meta e quan qeverinë shqiptare 'një juntë me grusht të hekurt' , dhe thekson mungesën e sistemit të kontrollit dhe balancave, si dhe fuqizimin e pushtetit ekzekutiv.

Shqiptarët po përgatiten për referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë – shkruan presidenti Ilir Meta, duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Shpërndaje te miqtë