Ekipi mjekësor i Trump shprehet optimist

exit.al 4 Tetor 2020, 09:31

Sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany ka shpërndarë një njoftim të mjekut Sean Conley, që po trajton presidentin e SHBA-së pas diagnostikimit me koronavirus.

Ai njofton se gjendja e presidentit Trump është përmirësuar ndjeshëm dhe sapo ka marrë dozën e dytë të Remdesivir, pa ndërlikime.

Trump nuk ka shenja temperature dhe ka një nivel ngopjeje me oksigjen në masën 96% - 98%.

Shpërndaje te miqtë