“Iniciativa e shumicës për të ndryshuar kushtetutën e prish marrëveshjen e 5 qershorit dhe e zeron këtë arritje të Shqipërisë dhe dëmton edhe kredibilitetin e ministrit të jashtëm edhe si kryetar i OSBE-së.”
Meta tha se kuvendi aktual ‘nuk ka legjitimitetin e plotë për reformat kushtetuese’dhe se po vazhdon me diskutimet për reformën zgjedhore në shkelje të Kushtetutës, pasi dorëzimi i nismës në parlament është bërë në 15 qershor, kohë kur në Shqipëri ishte ende në fuqi gjendja e fatkeqësisë natyrore:“Asnjë rishikim nuk mund të merret kur janë vendosur masat e jashtëzakonshme. Ndërmarrja e nismës së këtyre deputetëve së frymëzuar nga kryeministri bie ndesh dhe është e pavlefshme.”
Shpërndaje te miqtë
