Rama kundër hapjes së plotë të listave të deputetëve

exit.al 16 Korrik 2020, 13:07

Kryeministri Rama ka kundërshtuar propozimin e deputetes Rudina Hajdari për hapjen e plotë të listave. Sipas Ramës, një gjë e tillë do të rrezikonte përfaqësimin e grave në lista dhe në parlament. Duke folur gjatë seancës plenare, Rama theksoi se në Kushtetutë ‘do të sanksionohjet që askush nuk mund ti ketë listat e hapura më pak se dy të tretat’, ndërsa detajet e tjera të Kodit Zgjedhor do të sanksionohen në Kodin Zgjedhor. Moshapjen e plotë të listave, Rama e justifikoi duke thënë:

“Duhet të garantohet përfaqësimi i grave. Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat.”

Shpërndaje te miqtë