Hajdari kërkon hapjen 100% të listave të deputetëve

exit.al 16 Korrik 2020, 12:49

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar të enjten hapjen e plotë të listave të kandidatëve për deputetë. Gjatë seancën plenare, Hajdari u shpreh se hapja e plotë e listave dhe jo vetëm e dy të tretave është demokratizimi i vërtetë i sistemit zgjedhor. Lidhur me argumentin e kryeministrit Rama se një e treta e listës duhet të hartohet nga partië sepse duhet të sigurohet pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe në kuvend, Hajdari tha se ‘dhe gratë duhet të konkurrojnë’. Ajo la të kuptohej se hapja e listave me vetëm dy të tretat mund të jetë fiktive për shumë parti:

“Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë.”

Shpërndaje te miqtë