Meta pret ambasadorin e ri të Portugalisë

exit.al 21 Tetor 2020, 15:03

Presidenti Ilir Meta priti të mërkurën Ambasadorin e ri të Portugalisë në Shqipëri, Pedro Nuno Bartolo me rastin e fillimit të detyrës.

Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike dhe miqësore ndërmjet dy vendeve e popujve tanë dhe e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Portugalia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

Presidenti theksoi se në 6 mujorin e parë të 2021-it, kur Portugalia të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së, do të vijojë të na mbështesë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, që është objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë.

Shpërndaje te miqtë