Një milion paketa cigaresh kontrabandë kapen në portin e Durrësit

exit.al 21 Tetor 2020, 13:50

Dy konteinerë me cigare kontrabandë janë sekuestruar në portin e Durrësit. Mbi një milion paketat e sekuestruara, me origjinë nga India, kanë një vlerë prej rreth 170 mijë eurove.

Ato u kapën të vendosura në dy kontejnerë, pa pulla fiskale, për të shmangur pagesën e detyrimeve doganore, që sipas njoftimit të Administratës Doganore, arrinte vlerën e 164 milion lekëve.

Hetimi për rastin po vazhdon nga prokuroria e Durrësit.

Shpërndaje te miqtë