Meta pranon se do të dekretojë qeverinë e re

exit.al 11 Qershor 2021, 13:48

Presidenti Ilir Meta, aludoi të premten se nuk do të refuzonte dekretimin e qeverisë së re në shtator, pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.

"Nuk e marr seriozisht një akt të tillë të dëshpëruar, të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh, të një kuvendi që ka zero opozitë," u shpreh Meta.

Ai shtoi se ndikohej vetëm nga Kushtetuta, interesi publik dhe çelja e negociatave.

Meta bëri me dije se ka lobuar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ai po ashtu e quajti "zhvillim pozitiv" dekretin e presidentit amerikan Biden për konfiskimin e pronave të personave të përfshirë në korrupsion në Ballkan.