Meta: Nuk jam përfshirë në zgjedhje, jam përfshirë në mbrojtjen e votës

exit.al 11 Qershor 2021, 13:41

Në një konferenë për shtyp, presidenti Ilir Meta mohoi të ishte përfshirë në zgjedhje, duke deklaruar se ishte përfshirë në fushatë për mbrojtjen e votës.

"Nuk jam përfshirë në zgjedhje, jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e votës. Janë gati 30 denoncime zyrtare që janë nisur nga institucioni i Presidencës tek instucionet kompetente," u shpreh Meta.

Ai argumentoi se ishte kryeminsitri Rama që përfshiu presindetin në debatin zgjedhor, kur më 25 mars, duke e vendosur përballë ministres Gjonaj, e etiketoi si deputet të opozitës që po tenton të ndalë drejtësinë e re.

Po ashtu ai shfaqi një tabelë tallëse të afishuar nga PS-ja që tregon Metën, Berishën, Bashën dhe Kryemadhin të veshur si klloun.

"Kjo përfshirje është denoncuar edhe në institucionet e prokurorisë, pavarëissht se nuk kemi të dhëna se është ndaluar kush," u shpreh Meta.

Ai shtoi se të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan dhe se vendimi ndaj tij ishte tërheqje e vëmendjes nga vjedhja e votës.