Meta përshëndet bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE

exit.al 17 Maj 2021, 14:08

Presidenti Ilir Meta morri pjesë në samitin e 10-të të udhëheqësve të Ballkanit në Brdo-Brijunit, të hënën.

Në një postim në Facebook, ai falenderoi Presidentin Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë.

“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, shkroi Meta.

Samiti i Brdo – Brijunit u krijuan në vitin 2013, me iniciativën e Sllovenisë dhe Kroacisë. Ky samit ka për qëllim bashkëpunimin rajonal, dhe integrimin e rajonit në Bashkimin Evropia. Ai mbahet periodikisht në një nga vendet pjesëtare.