2,2 ton kokainë kapen në Kosovë

exit.al 17 Maj 2021, 13:25

2,2 ton kokainë u kapën në Kosovë, të hënën. Droga po transportohej me një kamion, i cili transportonte banane, sipas gazetës Albeu.

Kamioni hyri në Portin e Durrësit përmes Italisë, e më pas drejt Kosovës. Operacioni u bë nga policia italiane, shqiptare dhe kosovare. Kamioni mbahej nën vëzhgim prej 10 ditësh.

Kjo është ngarkesa e dytë e kokainës e kapur nga policia, që kalon përmes Portit të Durrësit, e fshehur në një ngarkesë me banane.

Më 1 prill, 49 kilogramë kokainë u sekuestrua, të fshehura në një kamion me banana.