Mungon procesverbali i identifikimit elektronik në një kuti votimi në Berat

exit.al 17 Maj 2021, 13:47

Në një prej 6 kutive të votimit të hapura nga Komisioni i Ankimimeve, të hënën, nuk u gjend procesverbali i makinerisë së identifikimit biometrik.

Për këtë arsye, kryetari i KAS, Elvis Cefa vendosi hapjen e kutisë dhe verifikimin e votuesve me procesverbalin e futur brenda në kuti.

KAS vendosi të shtunën verifikimin e materialeve zgjedhore të 24 kutive të votimit të qarkut të Beratit. Ajo ngriti 6 grupe për kontrollin e kutive dhe verifikimin e ankesave të LSI-së, sot.

LSI ka kërkuar rinumërim dhe shpalljen e pavlefshmërisë të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.