Meta përkujton viktimat e sulmeve terroriste në Nju Jork

exit.al 11 Shtator 2020, 11:41

Presidenti Meta përkujtoi, të premten, viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork, Amerikë. Në një postim në Facebook, Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të luftuar terrorizmin në krah të SHBA-ve:

“Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.”

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit, ku humbën jetën rreth 3 mijë qytetarë. Shpërndaje te miqtë