Ndalohen qytetari e doganieri në Morinë, kaluan mallra kontrabandë

exit.al 11 Shtator 2020, 10:21

Një shqiptar nga Kosova dhe një doganier i pikës kufitare të morinës janë ndaluar, të premten.

Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të kalonin mallra kontrabandë, pa fatura.

Qytetari është arrestuar, ndërsa doganieri po ndiqet penalisht pasi dyshohet për shpërdorim detyre.

Hetimet për rastin po kryhen nga prokuroria e Tropojës.

Shpërndaje te miqtë