Ministri Lleshaj paralajmëron largimin nga qeveria

exit.al 11 Shtator 2020, 11:19

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar largimin e tij nga qeveria. Gjatë një ceremonie me forcat Shqiponja në Vlorë, Lleshaj u shpreh:

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post.”

Më herët dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se në përfundim të këtij mandati, në zgjedhjet e 25 prillit, ajo do të largohet nga qeveria, madje nuk do të marrë pjesë as në zgjedhje. Nuk dihet nëse vendimi i dy ministrave ka lidhje me vendimin e kryeministri Rama për të rikthyer në krye të PS-së në qarqe ish-ministrat e kabinetit të parë, duke lënë jashtë të gjithë ministriat teknikë. Shpërndaje te miqtë