“Këtu, në Poçemin historik e ka burimin qëndresa mbarëpopullore dhe kombëtare kundër pushtuesit osman në vitin 1847, për të vazhduar me organizimin dhe besëlidhjen e Mallakastrës 100 vite më parë, për t’i dhënë fund atij kalvari vuajtjesh, mundimesh, sakrificash që hoqi vendi ynë nga 28 nëntori 1912 me shpalljen e Pavarësisë e deri më 3 shtator të vitit 1920 në çlirimin përfundimtar jo vetëm të Vlorës, por të gjithë vendit tonë.
Njëkohësisht jemi sot këtu për të vlerësuar me nderim të jashtëzakonshëm 8 korrikun e vitit 1943, ku 2000 burra të Mallakastrës i dhanë besën njëri-tjetrin për t’u ballafaquar me një ushtri prej 20 mijë pushtuesish.”
Prej tyre, 350 mallakstriotë kanë rënë dëshmorë në luftrat kundër pushtuesve të huaj. Shpërndaje te miqtë
