Papa Francesku: Dhimbje për kthimin e Hagia Sofisë në xhami

exit.al 12 Korrik 2020, 16:11

Papa Francesku shprehu keqardhje për vendimin e presidentit turk për kthimin e muzeut Hagia Sofia në Stamboll, dikur kishë, në xhami. Në fjalimin e së dielës nga sheshi i Shën Pjetrit, papa përkujtoi Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit dhe u shpreh:

“Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.

Ditët e fundit presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami. Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze. Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO. Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën. 350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare. Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian. Shpërndaje te miqtë