Transporti urban punon të hënën por pret përgjigjen e Bashkisë për vijimin

exit.al 12 Korrik 2020, 15:17

Transporti urban do jetë funksional ditën e hënë por nëse kërkesat e saj nuk do të plotësohen, do të ndalojnë përsëri shërbimin.

Operatorët tregojnë se qytetarët që e përdorin autobusin janë të paktë dhe kjo ka sjellë humbje financiare për ta.

Ata kërkojnë rimbursim për kapacitetin e përgjysmuar të pasagjerëve për shkak të protokolleve dhe për kategoritë që nuk paguajnë për këtë shërbim.

Heqja e taksës mbi vlerën e shtuar dhe akzicës për karburantet janë gjithashtu pjesë e kërkesave të operatorëve të transportit urban.

Shpërndaje te miqtë