Meta kthen ligjin për Taksat Kombëtare

exit.al 13 Janar 2021, 11:06

Presidenti Ilir Meta ktheu të mërkurën për rishqyrtim në Kuvend ligjin 'Për taksat Kombëtare'.

Ligji parashikon përjashtim nga taksat të rentës  minerare për mineralet metalore.

Ligji u propozua nga qeveria dhe u votua në Kuvend.

Meta argumenton se ky ligj cenon parimin e sigurisë juridike, barazisë para ligjit dhe autonominë e pushtetit vendor.

Ai shton se ky ligj do të sjellë 500 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit.

Argumentet kryesore të kthimit janë:

1.Ligji bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera.

2.Ligji është miratuar pa asnjë konsultim me pushtetin vendor, që është përfitues direkt i një përqindjeje të të ardhurave nga renta minerare, duke cenuar parimin e decentralizimit dhe autonomisë së këtij pushteti

3.Ligji nuk shoqërohet me asnjë argument konkret financiar që të justifikojë regjimin e ndryshëm fiskal

4.Zbatimi i ndryshimit të miratuar me ligjin sjell pasoja fiskale që cenojnë interesin publik dhe rrezikojnë të çojnë në shfrytëzim abuzues të pasuritë natyrore të vendit

Shpërndaje te miqtë