Pesë viktima dhe 318 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

exit.al 4 Shkurt 2021, 15:24

318 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2.303 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën. Viktimat ishin të moshës 65 deri në 80 vjeç.

214 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53.231.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar  61.404 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1.514 kanë humbur jetën, ndërsa 6.659 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë