Meta falenderon Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra” për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

exit.al 5 Tetor 2021, 11:00

Presidenti Ilir Meta falenderoi Sekretaren e Përgjithshme të “Europa Nostra”, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailović për angazhimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend.

“I shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen, që “Europa Nostra” ka treguar [...] në vlerësimin e vlerave dhe mbrojtjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar”, shkroi Meta të martën,në një postim në Facebook pas takim me të.

A i theksoi “Shqipëria do duhet të tregojë përmes veprimeve konkrete dhe aktive respektimin e vlerave dhe parimeve themelore në çdo fushë”.

Në mars të 2020 Europa Nostra shpalli Teatrin Kombëtar, si një nga sitet kulturore në botë në rrezik. Pavarësisht kësaj, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, qeveria prishi Teatrin Kombëtar.