Policia e Kukësit ka kapur 2 kilogramë e 400 gramë eksploziv, ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, të martën.
Operacioni u krye në fshatin Myç-Mamëz, Kukës, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, të personave K. N. dhe Sh. R, përkatësisht 30 dhe 31 vjeç.
