Masakra në Elbasan hakmarrje për vrasjet e mëparshme

exit.al 5 Tetor 2021, 08:20

Dy persona u ekzekutuan të hënën në mbrëmje në Elbasan, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, përkatësisht 35 vjeç dhe 48 vjeç. Ata u vranë sapo kanë dalë nga një bar-kafe, në hyrje të qytetit.

Vrasja ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes bandave kriminale. Autorët e krimit nuk janë identifikuar. Policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Bradashesh, e cila mendohet të jetë e autorëve.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se të dy personat janë të lidhur me masakrën e ndodhur në Bradashesh në 2018.

Vëllai i Lulzim Bitrit ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e  Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk. Ardian Çollaku u hetua nga Prokuroria e Elbasanit si persona në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest i njohur si Ibrahim Çakaj.