“Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare. [Emigrantët shqiptarë] u lanë të braktisur dhe në kushte të vështira.”
Ai theksoi se qeveria nuk kishte bërë asnjë paralajmërim apo informim të qytetarëve për kushtet e vëna nga shteti grek. Presidenti deklaroi se Rama kishte përgjegjësi të dyfishtë në këtë situatë, sepse përveçse kryeministër, është njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm. Duke kujtuar se gjithnjë në muajin gusht ka fluks të shtuar të emigrantëve në pikat kufitare greke, Meta tha se qeveria, këtë vit për shkak të pandemisë, duhet të kishte marrë masa për të parandaluar krijimin e radhës. Ai tha që shteti duhet të kishte siguruar falas tamponët për emigrantët, pasi kostoja e lartë e një tamponi në klinikat private, 120-140 euro për person, nuk mund të përballohet nga një familje me disa anëtarë. Meta u shpreh se çdo tentativë e qeverisë për të fajësuar shtetin grek dhe vetë emigrantët shqiptarë është ‘e pafalshme dhe e papranueshme’. Ai i kërkoi ndjesë qytetarëve për braktisjen në Kakavijë. Shpërndaje te miqtëMeta fajëson qeverinë për krizën në Kakavijë: Braktisi emigrantët në kushte të vështira
Presidenti Meta ka fajësuar ashpër qeverinë Rama për krizën e Kakavijës, ku për 4 ditë e netë, mijëra emigrantë shqiptarë pritën për të kaluar kufirin me Greqinë.
Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh:
Të sugjeruara
Gushti sjell më shumë vizitorë në muzetë e Beratit
17 Gusht 2020, 13:30PD akuza Ramës e Shahinit: Asnjë strategji për vitin e ri shkollor
17 Gusht 2020, 12:56Mbyllet materniteti i Lushnjes, gjinekologia e infermierja të infektuara me Covid
17 Gusht 2020, 12:43
Rama nuk është Shqipëria
18 Tetor 2026, 04:16
