“Rama vazhdon të bëjë plazh, qeveria vazhdon të jetë me pushime, ndërsa një krizë e re po troket në familjet shqiptare.
Sot asnjë prind nuk e di çfarë do të bëhet me shkollimin e fëmijëve të tyre. Askush nuk e di, nëse do të hapen apo jo shkollat, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar nuk kanë asnjë plan.”
Boçi akuzoi drejtëpërsëdrejti dhe ministren e Arsimit Besa Shahinin se nuk ka publikuar asnjë plan, asnjë strategji për mënyrën e zhvillimit të mësimit në sistemin parauniversitar dhe atë universitar, teksa vendi duket se do të jetë ende duke u përballur me pandeminë. Sipas PD-së, arsimi në vend ka problem thelbësore dhe se Rama në 7 vite nuk e ka patur arsimin prioritetin e tij:“Ai mashtroi qytetarët me premtimin e financimit të arsimit sa 5 përqind e Prodhimit Kombëtar. Tani investimet janë katandisur në një grusht para dhe ato pak investime në shkolla bëhen me borxhet e PPP-ve korruptive.”
Boçi këmbënguli se ndërsa problemet e arsimit janë të shumta, bërja publik e planit për rihapjen apo jo të shkollave është emergjent. Shpërndaje te miqtë
