Mbyllet materniteti i Lushnjes, gjinekologia e infermierja të infektuara me Covid

exit.al 17 Gusht 2020, 12:43

Materniteti i Lushnjes është mbyllur përkohësisht, pasi një mjeke gjinekologe dhe një infermiere kanë rezultuar të infektuara me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë testimin e stafit të maternitetit, ndërkohë që të gjithë ambientetet po dezinfektohen.

Deri në një moment të dytë të gjitha vizitat e maternitetit do të bëhen në ambulancë dhe qendra shëndetësore të lagjeve, por dhe në maternitetin e Fierit.

Shpërndaje te miqtë