“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret.Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike”.
Basha në një postim në Twitter shkroi se:“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështirë”.
Çekia dhe Hollanda dërguan dy helicopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian.
