Gega renditet e 13-ta në Olimpiadën e Tokyos

exit.al 4 Gusht 2021, 13:15

Luiza Gega u rendit e 13-ta në 3000 metra me pengesa në Olimpiadën e Tokyos, të mërkurën.  Ajo u kualifikuan në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa të dielën, me kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë.

Gega është sportistja e parë që arrin në finalen e lojrave Olimpike deri më tani.

Ajo u bë sportisja e parë shqiptare që fitoi një medalje në atletikë në kampionatet evropiane në 3000 metra për femra në vitin 2016 në Amsterdam, Holandë.

Ajo doli e katërta në Kampionatin Evropian në vitin 2018, në Berlin me kohën 9:27.78.