Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, pasi nuk justifikohet as nevoja dhe as urgjenca, në miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit;
Shkel parimin e shtetit të së drejtës;
Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
Shkel parimin e proporcionalitetit.
Ai e quan justifikimin e përdorur nga qeveria për emergjencën shëndetësore të Covid-19 dhe tërmetit po përdoret për të miratuar akte normative të pakontrolluara. Ligji sanksionon se stimujt fiskalë të shpenzimeve të qeverisë të vazhdojnë deri në 2023-shin, si pasojë e përballimit të krizës së tërmetit dhe Covid-19.
