AstraZeneca dhe Sinovac, 2 vaksinat e përdorura për muajin e hapur të vaksinimit

exit.al 4 Gusht 2021, 13:55

Personat mbi moshën 18- vjeç mund të vaksinohen me dy lloje vaksinash AstraZeneca dhe Sinovac, ndërsa vaksina Pfizer administrohet vetem tek personat me sëmundje të mushkrive ose autoimune.

Prej 1 gushtit në vend ka nisur muaji i hapur i vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç. Ata mund të paraqiten me një dokument identifikimi në çdo stacion vaksinimi të hapur nga qeveria.

Personat të cilët vuajnë nga një sëmundje e mushkrive ose autoimune duhet të marrrin një letër për konfirmimin e diagnozës pranë mjekut të familjes. Për këta persona vaksina kryhet pranë qendrës shëndetësore përkatëse.